Gjendet tek perimet? Ju sqarojmë njëherë e mirë çdo pyetje për nikotinën

Apr 7, 2021 | 7:30
SHPËRNDAJE

Nikotina është e pranishme në shumë bimë, duke përfshirë por pa u kufizuar tek duhani, patëllxhani apo domatja. Vetëm tek bima e duhanit nikotina është e pranishme në sasi mjaftueshëm të larta (~ 2% të peshës kur është i thatë) sa për të patur efekte farmakologjike. Njerëzit kanë njohur efektet stimuluese të tymit të krijuar nga djegia e gjetheve të thata të duhanit prej mijëra vitesh, dhe pirja e duhanit mbetet forma më e zakonshme e marrjes së nikotinës nga duhani.

ddd

Sigurisht shoqëruar nga aspekte të tjera si shija apo rituali, nikotina është një nga arsyet përse njerëzit pinë duhan. Por nikotina, megjithëse krijon varësi, nuk është shkaku kryesor i sëmundjeve të lidhura me pirjen e duhanit. Ekspertët bien dakord se sëmundjet e lidhura me pirjen e duhanit shkaktohen kryesisht nga ekspozimi kronik ndaj përbërësve të dëmshëm që prodhohen kur digjet duhani. Sidoqoftë, shumë njerëz ende gabimisht besojnë se nikotina është një shkak kryesor i sëmundjeve të lidhura me duhanin.

Marrja e nikotinës nëpërmjet produkteve me risk të reduktuar, duket të jetë një alternativë e mirë për duhanpirësit të cilët përndryshe do të vazhdonin cigaren e zakonshme me djegie.

Prandaj, është shumë e rëndësishme të sqarohen disa nga keqkuptimet më të mëdha në lidhje me nikotinën për të fuqizuar duhanpirësit që të marrin vendime të cilat bazohen në shkencë.

Nga vjen nikotina?

Përgjigja është e thjeshtë: nga bimët.

Cilat janë bimët nga të cilat merret nikotina?

Që nga domatet (mesatarisht 2332 ng nikotinë/frut), tek patatet (75,675 ng) apo patëllxhanët (rreth 525 ng). Nikotina gjendet gjithashtu tek çajrat, veçanërisht tek ata të zinj, dhe tek lulelakra.

Nikotina është e pranishme në dietën tonë të përditshme në doza të vogla. Në një ditë, ne konsumojmë rreth 1,400 ng nikotinë vetëm nga ushqimi.

Përse bëhemi të varur pikërisht ndaj cigareve dhe jo psh. patateve?

Varësia ndaj cigareve lidhet edhe me faktorë si zakoni apo situata sociale (të qëndrosh në një grup ku të gjithë ndezin cigare). Megjithatë, duke lëshuar dopaminë (që njihet ndryshe si neurotransmetuesi i kënaqësisë), nikotina luan rol në krijimin e varësisë ndaj duhanit. Mund të pyesni natyrshëm se përse nuk ndodh e njëjta gjë edhe me patatet, meqënëse ato përmbajnë një sasi të konsiderueshme nikotine?

Kjo ndodh sepse cigarja me djegie ka aftësinë ta dërgojë nikotinën në trup dhe në tru shpejt dhe në mënyrë shumë efikase (rreth 6-10 minuta) çfarë e bën mjaft të vështirë për duhanpirësit ta zëvendësojnë cigaren me produkte si ngjitësit me nikotinë që vendosen në krah, të cilët e dërgojnë nikotinën më ngadalë sesa një cigare e zakonshme.

Megjithatë, ka alternativa të marrjes së nikotinës duke shmangur gjithë kimikatet e dëmshme që vijnë nga tymi

Ka patur studime të cilat tregojnë se alternativa me avull (e njihni si “vaping” ose “cigare elektronike) mund t’ju ndihmojë të lini duhanin. Duke funksionuar përmes avullimit një lëngu i cili përmban vetëm nikotinë, shmangni të gjithë përbërësit e rrezikshëm që çlirohen gjatë djegies së cigares së zakonshme, duke marrë kështu vetëm nikotinën, e cila në vetvete nuk rezulton të jetë përgjegjëse për sëmundjet që lidhen me cigaren.

Gjatë djegies së cigares, së bashku me tymin çlirohen rreth 9 mijë kimikate të dëmshme. Kështu, shkencëtarë nga e gjithë bota kanë punuar për të krijuar një teknologji e cila nuk djeg dhe nuk bën tym. Padyshim, mënyra më e mirë për të shmangur dëmin nga pirja e duhanit është duke mos e filluar kurrë. Për duhanpirësit aktualë, lënia e duhanit është mënyra më efektive për të zvogëluar rrezikun e dëmtimit dhe sëmundjeve të lidhura me pirjen e duhanit.

FOTO2

Për ata të rritur që zgjedhin të vazhdojnë, IQOS rezulton të jetë një alternativë e cila redukton 95% dëmin e cigares me djegie, përmes teknologjisë me ngrohje. Është e certifikuar nga FDA si një “produkt me risk të modifikuar”, duke u bërë i pari që njihet nga Administrata Amerikane e Ushqimeve dhe Barnave si një alternativë për ata të cilët zgjedhin të vazhdojnë duhanin.

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.