Gjendet pas 4 ditësh trupi i 14-vjeçarit, u mbyt në lumin Drin të premten

Aug 4, 2015 | 8:10
SHPËRNDAJE

Gjendet pas katër ditësh trupi i pajtetë i 14-vjeçarit që u mbyt në lumin Drin te premten, me 31 korrik. Ambri Kallaçi, ishte duke u larë pranë Urës së Baçallëkut, aty ku bashkohet lumi Kir me lumin Drin.

Ura_e_BunesPër shkak të bashkimit të dy lumenjve, në atë vend ka shumë rryma dhe ato e kanë marrë me vete 14-vjeçarin, i cili ka kërkuar ndihmë.

Aty pranë kanë qenë edhe disa persona të tjerë duke bërë plazh, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë. Rrymat e kanë çuar 14-vjeçarin drejt Bunës. Policia nisi e nderpreu disa here kerkimet, ndërkohë që trupi  tij u gjet paraditen e sotme. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura