Gjendet një person i pajetë në Himarë, Policia: Ja për çfarë dyshojmë

Sep 7, 2018 | 12:01
SHPËRNDAJE

Një person i pajetë është gjetur gjatë natës në Himarë. Sipas informacioneve nga policia mësohet se  ngjarja ka ndodhur në rrugën kryesore drejt Portit Himarë.

“Ekpertët mjeko-ligjorë po kryejnë ekspertizën për të përcaktuar shkakun e saktë të humbjes së jetës”, thuhet më tej në njoftim.

himare

Njoftimi i plotë

Më datë 07.09.2018, rreth orës 00:43, në rrugën kryesore drejt Portit Himarë shtetasi F.Ç, 58 vjeç, është gjetur i pajetë në tokë.

Nga hetimet e kryera si dhe nga kqyrja paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkaqe aksidentale. (Dyshohet se shtetasi F.Ç aksidentalisht është rrëzuar ku dhe ka humbur jetën).

Ekpertët mjeko-ligjorë po kryejnë ekspertizën për të përcaktuar shkakun e saktë të humbjes së jetës.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura