Gjendet një granatë në zonën e Porcelanit, demontohet nga forcat xhenerie

Mar 1, 2015 | 15:00
SHPËRNDAJE

Tiranë- Një granatë dore është gjjetur sot nga një qytetar në zonën e Procelanit. Menjëherë ai ka njoftuar policinë e cila së bashku me forcat Xheniere kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë demontimin e granatës.

Vendi ku u gjet granata dhe efektivet e policise

Mësohet se granata është gjetur në tokë, prapa një kontenieri pronari i të cilit ende nuk dihet. Ndërsa nuk ka të dhëna as për çfarë qëllimi është lënë aty kjo granatë.

Forcat xheniere kanë bërë demontimin e granatës, e cila rrezikonte banorët aty pranë nëse shpërthente.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura