Gjendet një çantë e dyshimtë tek “Rruga e Kavajës”, alarmi për eksploziv rezulton i rremë

Mar 4, 2015 | 22:29
SHPËRNDAJE

Në kohën kur në zonën pranë “Stadiumit Dinamo” ka shpërthyer me tritol një automjet, në “Rrugën e Kavajës” është gjetur një çantë e dyshimtë.

Foto ilustruese

Burime policore i thanë “Panorama Online” se pas verifikimeve për lëndë eksplozive, alarmi rezultoi i rremë. Çanta me ngjyrë të zezë që u gjet pranë “Poliklinikës nr.9” nuk kishte asgjë në brendësi, thanë burime policore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura