Gjendet në një furgon të braktisur 300 kg marijuanë pranë kufirit shqiptar, policia greke në kërkim të shoferit

Aug 8, 2022 | 10:21
SHPËRNDAJE

Policia greke ka sekuestruar rreth 300 kg marijuane vetëm disa kilometra larg kufirit greko-shqiptar, bën me dije korespondentja e Panorama.

policia greke

Droga është gjetur në një furgon të braktisur në rrugën “Egnatia”, në vendin e quajtur Kalamia, Kozani.

Dyshohet se shoferi i furgonit është larguar pasi mjeti mund të ketë pësuar defekt.

Operacioni për kapjen e shoferit ka vazhduar gjatë gjithë natës dhe po vazhdon, por ende pa rezultat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura