Gjendet në banesën e saj e pajetë 41-vjeçarja , dyshonte se ishte prekur nga koronavirusi. Vëllai i saj…

Mar 29, 2020 | 20:57
SHPËRNDAJE

coronavirus-valeria circo-morta_29122006

Valeria quhet gruaja që shihni në foton më lart, vetëm 41 vjeçe, e cila u gjet e vdekur në banesën e saj në Castelverde, në provincën e Kremones.

Sipas mediave italiane, prej disa ditësh ajo kishte ethe dhe kollë të vazhdueshme, për këtë ajo ishte vetëizoluar me dyshimin se mund të ishte infektuar nga koronavirusi.

Kur vëllai i saj shkoi ta vizitonte në shtëpi për ta pyetur nëse kishte nevojë për ndonjë gjë, e gjeti pa jetë. Ambulanca nuk mundi të bënte asgjë.

Covid-19 dyshohet se i mroi jetën, por analizat do të jenë në gjendje t’i përgjigjen këtij dyshimi.

Valeria Circo njihej nga të gjithë në qytet, e per te flasin se ishte e dashur dhe e donin shumë miqtë dhe të afërmit.

Ajo ishte në kontakt me familjen çdo ditë, por kur nuk u përgjigjej më telefonatave të vëllait të, ai shkoi në shtëpinë e saj, për fat të keq e gjeti të vdekur.

Në provincën e Kremones, sipas buletinit të fundit të azhurnuar të Shtunën 28 ​​Mars, ka 3,605 raste pozitive me koronavirus./IlMessaggero- Panorama.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura