Ra në kontakt me rrymën elektrike, gjendet një trup i pajetë brenda kabinës elektrike në Durrës

Nov 24, 2021 | 15:26
SHPËRNDAJE

Një person është gjetur i vdekur mesditën e sotme në një kabinë elektrike.

Burimet thanë se paraprakisht dyshohet që viktimën ta ketë zënë korenti.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 11 të qytetit të Durrësit.

Mësohet se viktima i seksit mashkull nuk është identifikuar ende. Policia ka nisur hetimet.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 24.11.2021, rreth orës 15:10, në lagjen nr. 11, Durrës, një shtetas i paidentifikuar ka rënë në kontakt me rrymën elektrike tek një kabinë elektrike dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e personit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura