Gjendet i vdekur 22-vjeçari shqiptar në Itali, hetimet zbardhin të vërtetën: E vrau…(e shkuara e errët)

Jan 21, 2018 | 18:15
SHPËRNDAJE

Gjendet i pajete trupi i nje shqiptari pranë një shkolle në Teverola, fshat 20 km në veri të Napolit.

Ai eshte identifikuar si 22-vjeçari Aurel Xhili.

Mediat italiane raportojne se i riu shqiptar u vra nga bashkepunetori i tij gjatë një tentative grabitje.

Teksa ishte me nje shtetas bullgar dhe nje vajze duke grabitur një çift të rinjsh italianë, gjate largimit, shqiptari u qëllua për vdekje aksidentalisht nga bullgari i cili bashke me te fejuaren e tij u larguan nga vendngjarja duke e lene shqiptarin te vdekur.

 

Ngjarja ndodhi natën mes të enjtes dhe të premtes, por u deshën dy ditë që të zbardhej.

Për Aurel Xhilin mediat italiane kane shkruar edhe ne nentor te vitit 2017, kur ai ra ne pranga me dy te tjere pas një përleshje e cila përfundoi me të shtëna armësh në Sheshin Shën Pjetri në Acerra të Italisë.

Ja lajmi atehere:

Joland Muliu, 28 vjeç, Gjergji Piku 21, dhe Aurel Xhili 22 vjeç, janë konfliktuar për shkak të konkurrencës, ku zënka ka degraduar në të shtëna zjarri. Të plagosur kanë mbetur dy shtetasit Muliu dhe Piku, të cilët u gjendën në një klinikë lokale pasi ishin larguar nga vendngjarja për të mjekuar plagët e marra .

Policia bëri të mundur arrestimin e tyre pasi ka parë të parkuar jashtë klinikës makinën e cila ishte shpuar nga të shtënat dhe ishte e mbuluar me gjak. Policia gjeti gjithashtu edhe një tjetër mjet i cili i përkiste Xhelilit, ku u sekuestruan si provë materiale dy shkopa bejzbolli që mendohet se janë përdorur gjatë sherrit. Kamera e sigurisë afër sheshit ka filmuar gjithçka dhe policia ka bërë të mundur rindërtimin e ngjarjes. Tre shqiptaret mbanin shkopa bejzbolli në dorë gjatë përplasjes dhe filluan të qëllonin personat e tjerë, të pa identifikuar, ku njëri prej tyre nxori armën dhe plagosi dy prej shqiptarëve. Ata u munduan ti shpëtonin policisë por kjo gjë ndodhi për pak kohë pasi disa minuta më vonë u kapën në klinikën ku kishin shkuar për tu mjekuar. Mediat italiane bëjnë me dije se shqipotarët ishin pa leje qëndrimi në Itali.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura