Gjendet i pa jetë me plagë në kokë një person në Tiranë, hetimet paraprake tregojnë se…

Feb 13, 2018 | 17:01
SHPËRNDAJE

Një person është gjetur i pajetë pranë shkallës së pallatit ku banonte. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se shtetasi Th. Gj i moshës 70 vjeç është gjetur me plagë në kokë pranë shkallës së një pallati në rrugën “Shefqet Kulla”.

foto ilustruese
foto ilustruese

Nga hetimet paraprake, dyshohet se 70 vjeçari të jetë rrëzuar nga shkalla e pallatit, dhe për pasojë ka humbur jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale, shtuan të njëjtat burime.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura