Gjendet gjysmë i dekompozuar trupi i një femre, në ujërat e lumit Vjosë

Aug 8, 2020 | 10:26
SHPËRNDAJE

1200px-Vjosa_bei_Tepelena

Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në ujërat e lumit Vjosë në Memaliaj.

Policia bën me dije se kufoma i përket një gruaje rreth moshës 44-vjeçare.

Mësohet se ka qenë një djalë i ri që ka sinjalizuar blutë për kufomën e cila nga verifikimet e para në vendin e ngjarjes, thuhet se është gjysmë e dekompozuar.

Kufoma është nxjerrë dhe transportuar në morgun e spitalit të Tiranës. Policia sakaq po punon për zbulimin e identitetit të saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura