Makinës i jep gaz pa pushim derisa shpërthen në flakë, arrestohet 61 vjeçari. Policia jep sqarime: Ishte në…

Sep 1, 2019 | 12:00
SHPËRNDAJE

Një makinë është gjetur e shkrumbuar mbrëmjen e shkuar në Vlorë. Mjeti i djegur është gjetur në fshatin Novoselë.

makinadjegurlogo

Korrespondenti i “Panorama” në Vlorë bën me dije se makina është me targa italiane.

Policia lokale sqaron se ka arrestuar në flagrancë një 61 vjeçar, i cili i ka dhënë gaz vazhdimisht makinës, derisa ka shpërthyer në flakë.

Deklarata e policisë:

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin P.Ç., 61 vjeç banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë në rrugën Novoselë-Akërni, pasi duke drejtuar automjetin tip Renault në gjendje të dehur si pasojë e dhënies gaz pa pushim në mënyrë të pakontrolluar, ka marrë flakë motori e si pasojë mjeti është djegur plotësisht.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura