Gjendet e vdekur në banesë ish-princesha e Katarit, ja dyshimet e para!

May 31, 2022 | 19:15
SHPËRNDAJE

PANORAMA PLUS/ Ish-princesha e Katarit, Kasi Gallanio është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Marbella.

Gallanio, gruaja e tretë e miliarderit Abdelaziz bin Khalifa Al Thani, ndërroi jetë në moshën 45-vjeçare, mes betejës ligjore me ish-bashkëshortin e saj, të cilin e ka akuzuar për ngacmim seksual ndaj një prej fëmijëve të tyre.

Në një intervistë të dhënë pak kohë më parë ajo pretendoi se ish-bashkëshorti i saj ka abuzuar seksualisht me një nga tre vajzat e tyre, megjithëse ai i ka mohuar akuzat. Gallanio u gjet e vdekur të dielën në mëngjes në Spanjë, ndërsa dyshohet se shkak është bërë mbidoza.

Ish-çifti janë prindër të dy binjakëve 17-vjeçarë, të cilët fillimisht jetuan me Al Thani përpara se të vendosnin të jetonin me nënën e tyre në Marbella. Ata kanë gjithashtu një vajzë tjetër, e cila është 15 vjeçe dhe jeton në një apartament luksoz në Paris.

Gallanio tha në një intervistë të fundit me Women’s World : “Dy nga vajzat e mia janë binjake. Ata donin të jetonin me mua, kështu që ai ndërpreu kontaktin me ta si dënim. Është shumë e trishtueshme sepse fëmijët kanë nevojë për të dy prindërit. E vogla nuk lejohet të flasë me…

VIJONI LEXIMIN E ARTIKULLIT TE PLOTE NE FAQEN E PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura