Krimi në Golem, autori u vetëvra me plumb në gojë. Kishte lënë tri letra

Aug 15, 2016 | 16:00
SHPËRNDAJE

Prokuroria bën me dije detaje të reja nga ngjarja tragjike që tronditi opinionin sot në Krutje të Lushnjës dhe në Golem.

Mësohet se ka qenë një telefonatë rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm, që ka njoftuar sallën operative të Komisariatit të Lushnjes se, në fshatin Krutje, është gjendur i vrarë me armë zjarri Sokrat Shani.

vetvrasje-3

Menjëherë ka shkuar në vendngjarje grupi hetimor, ku rezultoi se në një nga dhomat e banesës 3- katëshe në pronësi të shtetasit Sokrat Shani, është gjendur i vrarë me armë zjarri pistoletë, Shani.

Është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes dhe e kufomës, ku rezultoi se kufoma është qëlluar me armë zjarri pistoletë në gojë, ku është gjendur një gëzhojë, ndërsa plumbi ka bërë rikoshetë dhe është copëtuar.

 

banesa ku u gjet vajza e pajete
banesa ku u gjet vajza e pajete

Nga këqyrja e banesës, ku ndodhej kufoma, janë administruar e sekuestruar në cilësinë e provës, 3 letra të shkruara nga viktima Sokrat Shani, ku shkruan së është vrarë vetë.

Gjithashtu, në një letër tjetër, të shkruar më datë 14 gusht 2016, ka shpjeguar se Jonida Çanaku, ka ndërruar jetë dhe ndodhet te shtëpia në Golem, duke shënuar edhe adresën, si edhe ka lënë çelësat e shtëpisë mbi letër.

Ndërsa tek letra e tretë, viktima merr përsipër vrasjen e Jonidës duke shpjeguar se gjithçka e ka kryer ai në gjendje të tronditjes psikike.

Nga hetimi rezultoi se viktima Sokrat Shani prej disa kohësh ka pasur lidhje dashurie me Jonida Çanakun.

Grupi hetimor, i vënë në dijeni rreth faktit të përshkruar në këtë letër për faktin e ndërrimit të jetës së Jonidës, në bashkëpunim me policinë në Kavajës, ka shkuar në banesën e përshkruar, në Golem-Kavajë. Është konstatuar se në banesë mbi krevat dopjo, gjendej me shenja dhune në grykë, një shtetase, ku nga verifikimi i sistemit TIMS, rezulton se është Jonida Çanaku. Në banesë nuk janë gjendur dokumente identifikimi të viktimës.

Familjarët e viktimës Sokrat Shani kanë shpjeguar se kanë qenë në banesë, në katin e parë, kur kanë dëgjuar një krismë arme rreth orës 06-06.30 dhe, kur kanë shkruar në dhomën ku banonte Sokrati, kanë konstatuar se ishte i shtrirë dhe gjakosur në fytyrë.

NGJARJA/ E reja mbytet nga i dashuri 35 vite më i madh, autori vret veten. Ja letra

Gjendet e mbytur në një banesë në Golem një vajzë e re. Bëhet fjalë për shtetasen Jonida Çanaku, 29-vjeç e cila ka edhe shenja dhune në trup, sipas policisë.

Autor i ngjarjes është shtetasi Sokrat Shani 65-vjec i cili më pas ka vrarë veten në Krutje të Lushnjes.

sokrat-shaniFamiljarët kanë deklaruar se e reja ishte larguar nga banesa para dy ditësh. Adresa e banesës në Golem u gjet në shtëpinë e 65-vjeçarit, në një letër, që u gjet në shtëpinë e autorit.

vajza e vrare
vajza e vrare

Letra e autorit

banesa e Sokraatit dhe letra
banesa e Sokraatit dhe letra

Në banesën e autorit u gjet një letër, firmosur prej tij, e cila mban datën 14 gusht.

“Jonida ndodhet në shtëpinë e Ludit në Golem. Ka ndërruar jetë. Shtëpia ndodhet përballë pishines tek hotel p, në katin e katërt. Jonida është nga Kryekuqi ”- thuhet në letër.

banesa ku u gjet vajza e pajete
banesa ku u gjet vajza e pajete

Letra mban datën 14 gusht dhe është firmosur nga vetë Sokrat Shani, i cili ka vrarë veten.

NJOFTIMI I POLICISE:

Policia e Lushnjes zbardh nje ngjarje krimi te dyfishte. Sot me daten 15.08.2016, ne banesen e tij, ne oret e para te mengjesit ka kryer vetvrasje me nje pistolete “TT” shtetasi SOKRAT SHANI, 65 vjec, lindur e banues ne Krutje e siperme, Lushnje.

banesa e autorit te vetevrare
banesa e autorit te vetevrare
banesa e autorit te vetevrare
banesa e autorit te vetevrare

Menjehere ne vendin e ngjarjes shkuan punonjesit e policise se Lushnjes dhe nga kqyrja e vendit te ngjarjes, u vleresua situata dhe si pasoje e nje hetimi profesional u gjet nje leter ku shkruhej nje adrese dhe nje emer ne Golem te Kavajes.

Per kete u bashkepunua me Komisariatin e Policise Kavaje dhe gjate kontrollit te kasaj banese, ne njeren nga dhomat e saj u gjend e vdekur dhe me shenja dhune shtetesja Jonida Çanaku 29 vjec, banuese ne fshatin Kryekuq Divjake. Shtepiake.

banesa ku u gjet vajza e pajete
banesa ku u gjet vajza e pajete

Sipas deklarimit te familjareve ka dy dite e larguar nga banesa dhe u ka thene se do shkoj te tezja. Nga kqyrja e te dyja vendngjarjeve dhe te gjitha provat e mbledhura paraprakisht, rezulton se shtetasi Sokrat Shani eshte autor I vrasjes se shtetases Jonida Çanaku, me te cilen shoqerohej kohet e fundit, dhe me pas ka vrare veten.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura