Gjendet atleti shqiptar me aftësi të kufizuara në SHBA, u raportua i zhdukur prej të shtunës

Aug 3, 2015 | 15:00
SHPËRNDAJE

Policia në Los Angeles thotë se ka gjetur një atlet shqiptar paraolimpik me aftësi të kufizuara i cili ishte shpallur i zhdukur që prej ditës së shtunë. Ai u gjet në Hayward, Kaliforni, rreth 350 milje në veri të Los Anxhelos, të hënën herët në mëngjes. Sipas mediave, nuk dihet ende se si ka shkuar deri në Hayward, pasi ai nuk flet anglisht. 

Lajmi i publikuar sot nga mediat e huaja, teksa i gjet shqiptari i raportuar i zhdukur
Lajmi i publikuar sot nga mediat e huaja, teksa i gjet shqiptari i raportuar i zhdukur

Ai është Andi Gusmari, 44 vjeç, i cili gjendej në kampusin universitar të Universitetit i Kalifornisë së Jugut, teksa zhvillohet Kampionati Botëror i Lojërave Olimpike për njerëzit me aftësi të kufizuara.

Në faqen zyrtare të Policisë së Los Anxhelosit shkruhet se Andi Gusmari është 44 vjeç, i bardhë kaukazian, rreth 170 cm i gjatë dhe me peshë rreth 86 kg.

Atleti i zhdukur, Andi Gusmari
Atleti i zhdukur, Andi Gusmari

 

“Andi Gusmari është i bardhë dhe me flokë të zinj. Ai për herë të fundit është parë reth orës 20:30 në (ora lokale) të së shtunës në mjesidet e Universitetit të Kalifornisë Jugore dhe mbante veshur një bluze të kuqe, pantallona dhe këpucë të zeza”, shkruan njoftimi i Policisë së Los Anxhelosit.

Gusmari po merrte pjesë në një event në Kaliforni, së bashku me trajnerët dhe delegacionin që e shoqëronte, por u zhduk të shtunën.

 

Njoftimi për humbjen atletit
Njoftimi për humbjen atletit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura