Gjenden trupat e pajetë të 8 emigrantëve në brigjet e Spanjës! Ja nga cilat shtete vinin

Sep 21, 2021 | 22:40
SHPËRNDAJE

spanje-emigrante

Tetë trupa të pajetë të emigrantëve nga Algjeria dhe Maroku janë gjetur gjatë dy ditëve të fundit në brigjet e Spanjës.

Trupat e pajetë janë gjetur në afërsi të qyteave Carboneras dhe Vera në provincën e Almerias.

Mes tyre, 3 janë gra dhe një është fëmijë. Aktualisht autoritetet po bëjnë identifikimin e trupave.

Emigrantët nga Algjeria ose Maroku, të cilët ndonjëherë vijnë nga vende të tjera afrikane, po përpiqen gjithnjë e më shumë të kalojnë Mesdheun perëndimor për të arritur në Spanjë.

Gjithsej 10,701 emigrantë mbërritën në bregdetin jugor të Spanjës dhe Ishujt Balearikë midis 1 janarit dhe 13 shtatorit, që është 1,680 më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas shifrave të fundit nga ministria e brendshme spanjolle.

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin vlerëson se të paktën 238 emigrantë kanë humbur jetën në Mesdheun perëndimor që nga fillimi i vitit.

Rruga kryesore detare për emigrantët afrikanë që përpiqen të arrijnë në Spanjë, megjithatë, mbeten Ishujt Kanarie, një arkipelag në brigjet e Atlantikut të Marokut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura