Dy vajzat, 4 ditë të zhdukura: U larguam me dëshirë, pa shkak. S’jemi abuzuar apo keqtrajtuar nga askush(FOTO)

May 17, 2015 | 13:00
SHPËRNDAJE

Dy vajzat korçare, gjetur mbrëmë pas 4 ditë zhdukjeje kanë deklaruar në policia se kishin ikur me dëshirën e tyre. Policia bën me dije se “mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22.00, këto shtetase u gjetën në një ndërtesë të braktisur në lagjen 9,tek “ish-Fabrika e Miellit”,në gjendje të mirë shëndetësore dhe psikologjike”.

Sipas deklarimeve të dhëna mbrëmë, ato kanë treguar se ishin larguar me dëshirë. “Tregojne se ishin larguar pa asnjë shkak nga banesat e tyre dhe gjatë këtyre ditëve nuk janë abuzuar apo keqtrajtuar nga ndonjë person”- thotë policia, referuar dëshmisë së vajzave.

Pas kryerjes të veprimeve hetimore, këto shtetase u larguan për në banesat e tyre,të shoqëruara nga prindërit.

Historia 
Janë gjetur në një lokal në qytetin e Korçës, pas katër ditësh që rezultonin të zhdukura dy vajzat e mitura. Banore të lagjes 10 të qytetit dhe nxënëse në shkollën 9- vjecare “Pandeli Cale” pasi kanë mbaruar mësimin më 12 maj, vajzat e identifikuara si Kristina Zeqollari 15 vjeçe dhe Erigersa Dulellari 14 vjeçe kanë shkuar në shtëpi normalisht dhe në orarin e caktuar kanë dalë nga banesat për të shkuar njëra në kursin e baletit e tjetra në atletikë.

Erigersa

Dy të rejat kishin dalë të vecuara njëra nga tjetra, por prej atij momenti nuk janë kthyer më në banesat e tyre. Të alarmuar nga vonesa prindërit kanë kontaktuar gjithë të afërmit e tyre në pritje për të zbuluar dicka për vajzat por askush nga të afërmit nuk ka pasur dijeni apo kontakt me to.

Vajzat të cilat ishin shoqe shkolle sipas prindërve shpesh shoqëroheshin me njëra tjetrën edhe pse nuk frekuentonin të njëjtën klasë por duke qenë se ishin banore të së njëjtës lagje kalonin kohë së bashku.

Sipas tyre prej dy muajsh ato kishin nisur të qëndronin shumë së bashku dhe kjo ishte reflektuar edhe me rënien e tyre në mësime.
Pas kësaj situate prindërit ishin përpjekur të mos i lejonin të qëndronin së bashku dhe prej dhjetë ditësh sipas tyre vajzat nuk komunikonin me njëra -tjetrën ndërsa duket se kanë gjetur mundësinë përtë organizuar arratisjen e tyre.

Kristina

Një ditë para largimit ato u kanë rrefyer shoqeve se nuk do të vinin më në shkollë pasi do të iknin në Itali.

Për njërën nga vajzat historia përsëritet për herë të dytë pasi dy vite më parë ajo u largua së bashku me dy vajza të tjera por fatmirësisht u gjet në kohë nga policia.

Largimi i dy vajzave të mitura 14 dhe 15 vjecare pas ditë të tëra kërkimesh është duke mbajtur në ankth familjet e tyre pasi pavarësisht kërkimeve nuk ka asnjë informacion për to.

Tani që vajzat u gjetën, policia do të zbardhë detaje të tjera nga plani i dy të miturave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura