Gjenden eshtrat e një njeriu në Korçë, në themelet e një Qendre Shëndetësore

Nov 18, 2017 | 21:12
SHPËRNDAJE

Eshtrat e një njeriu janë gjetur në fshatin Koritë të Korçës. Eshtrat janë zbuluar nga banorët në themelet e Qendrës Shëndetësore të fshatit, e më pas kanë njoftuar policinë.

Korce-eshtrat

Gazetarja Iris Rezhda raportoi për “BalkanWeb” se efektivë të policisë dhe mjeko-ligjorë më pas i kanë marrë eshtrat për t’i analizuar dhe për të zbardhur rrethanat apo edhe identitetin e mundshëm të viktimës.

Nga ana tjetër banorët thonë se Qendra Shëndetësore më parë ka qenë banesë dhe ka vite që është ndërtuar. Ata deklarojnë se nuk është hera e parë që kanë gjetur eshtra në të njëjtin vend.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura