Gjenden eshtra njeriu poshtë urës. Dolën gjatë punimeve në rrugë

Mar 4, 2016 | 13:14
SHPËRNDAJE

Gjenden eshtra njeriu pranë një ure në vendin e quajtur “Lumi i Tërhanit” në Pogradec.

Foto12Policia bën me dije se njoftimi mbërriti në Sallen Operative Pogradec, nga punëtorët e mirëmbajtjes së rrugës.

“U njoftuam se tek vendi i quajtur “Lumi i Tërhanit”, pranë urës, në afërsi të fshatit Udënisht, punëtorët e mirëmbajtjes së kësaj rruge, gjatë punës së tyre, duke gërmuar, kanë konstatuar një palë eshtra njeriu”- njofton policia.

Sipas saj, nga hetimet paraprake eshtrat dyshohet të jenë të vjetra. Grupi hetimor, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura