Gjenden 15 predha luftarake në Elbasan, banorët në panik

Aug 9, 2018 | 11:45
SHPËRNDAJE

15 predha luftarake janë zbuluar ditën e sotme në Elbasan, me një gjatësi prej 50 cm.

Ato u gjendën rastësisht nga një kompani e  mirëmbajtjes, në afërsi të lagjes  5 Maji.
predha-600x450Banorët theksojnë se paniku është i madh sepse një pakujdesi mund të shkaktojë shpërthimin e tyre. Nuk ka ende një njoftim zyrtar për zbulimin e tyre dhe kohës kur mund të jenë groposur aty.

Njoftimi i policise:

Elbasan
Informacion paraprak

Në lagjen 5 Maji, Elbasan, punonjësit e firmës së ndërtimit, gjatë punimeve për riparimin e rrugës në këtë lagje kanë konstatuar 15 copë predha të vjetra artilerie.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjare ku janë marrë masa për ruatjen dhe sigurimin e tyre si dhe janë njoftuar forcat xheniere të Ushtrisë, për marrjen e masave dhe heqjen e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura