Gjekmarkaj: Rektori nuk rrezikon shkarkimin prej askujt, qejfi i Dhori Kules nuk mjafton

Feb 17, 2018 | 17:03
SHPËRNDAJE

Agron Gjekmarkaj, pedagog në Departamentin e Letërsisë në Universitetin e Tiranës, në një intervistë për gazetën “Shekulli”, tregon se dekanët ditën e enjte luajtën me imazhin e tyre dhe treguan qëndrime politike e aspak reale me situatën që ndodhet Universiteti i Tiranës. Ndërsa thekson, se z.Kule që u shpreh më ekzaltim ndaj ligjit, dikur e ka kundërshtuar dhe më vonë iu dorëzua qeverisë. Sipas tij, problemi i vërtetë që po kalon institucioni i Arsimit të Lartë lidhet me mosfunksionimin e ligjit si dhe kontrollin nga komisarët politikë.

gjekmarkaj

“Për sa i përket deklaratës që bënë dje, mendoj se ishin pjesë e një skenari paraprak. Ata u pyeten nga kryeministri në Show-n që u bë në sallën e kryeministrisë, një gjë e pazakontë në vetvete, se a ishin ata që kanë depozituar një kërkese për shkarkimin e Rektorit Koni dhe njëherësh tunden kokën, aq sa gati ju doli qafa nga vendi prej hazerllekut. Nëse do kishte respekt kryeministri për institucionet universitare do të shkonte në universitet dhe jo t’i ftonte në shtëpinë e vet në pallatin e qeverisë. Pas kësaj pyetje ata u ndjenë të detyruar të dalin në konferencë për shtyp. Dhori Kule tha: “E kam mbështetur unë Mynyr Konin që të zgjidhet dhe pastaj shprehu zhgënjim varg e vistër…çka do të thotë se ky zotëri pasi e ka sunduar Universitetin për 8 vjet haptas do edhe tetë vite të tjera ta sundojë me emrin e dikujt tjetër. Me gjasë Koni s’e ka lejuar dhe këtu ka ndodhur thyerja”, ka nisur deklaratën e tij Gjekmarkaj.

Më tej pedagogur Argon Gjekmarkaj në intervistën e tij shprehet se: Unë mendoj se e gjitha ishte për interesa personale nga katër dekanët, pasi nuk ka asgjë parimore në këtë luftë. Ata janë persona që e kanë mbështetur në fushatë Mynyr Konin, ndërsa Mynyr Koni me gjasë ka prishur paktet me ta dhe nuk i ka përfillur, thjesht se ka kuptuar se s’ka arsye të jetë buratin në duart e Dhori Kules. Ata ndihen si padronë të tradhtuar dhe nuk ka asgjë parimore në këtë mes. Gjithsesi e theksoj, ata janë vetëm katër vota në këtë histori asgjë më tepër. Por nuk është beteja mes tyre dhe Mynyr Konit problemi real i Universitetit të Tiranës.

“Unë nuk mund të flas me hipoteza, por nëse rektori ka fakte të drejtpërdrejta duhet t’i dërgojë në prokurori, ashtu siç pretendojmë se i ka çuar, ndërsa për dekanët që janë ngritur kundër rektorit, gjithashtu duhet t’i drejtohen të njëjtit organ pa hezitim. Përndryshe gjithçka mbetet retorike. Rektori nuk rrezikon asnjë shkarkim prej askujt. Është zgjedhur në mënyre demokratike. Qejfi i Dhori Kules nuk mjafton”, ka vijuar më tej Gjekmarkaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura