“Gjatë orëve në vijim temperaturat do të arrijnë deri në…”- Ja gjendja në akset rrugore nacionale pas reshjeve të borës

Jan 21, 2022 | 9:55
SHPËRNDAJE

Gjatë natës së kaluar, ka pasur reshje shiu dhe dëbore në zonat malore. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë detaje mbi gjendjen e akseve nacionale ku apelohet për drejtuesit e mjeteve që të kenë kujdes në vijim sepse pritet rënie e ndjeshme e temperaturave.

bore ne alpe

“Gjatë orëve në vijim priten temperatura të ulëta deri në -17°C në zonat malore, duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore, të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”.

Sipas ARRSH, reshje dëbore ka pasur në: Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë, Fushë Stude-Klenjë, Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Dedaj-Razëm-Bogë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, pa sjellë probleme me qarkullimin.

bore ne veri bore bore2 bore3 bore4

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura