“Gjatë kësaj periudhe …”- Selena Gomez rikthehet në rrjetet sociale dhe tregon arsyen pse u “zhduk”

Jul 31, 2020 | 11:35
SHPËRNDAJE

Selena Gomez ka qenë shumë pak aktive në rrjetet sociale muajt e fundit.

Postimet e pakta që këngëtarja ka bërë ishin të përqëndruara tek karriera.

Megjithatë Selena Gomez ka shpjeguar arsyen pse qëndroi larg Instagram në një video të publikuar në rrjetin e saj social.

Ajo u shpreh se mendoi që ky ishte nuk ishte momenti i duhur për të bërë postime rreth jetës së saj private.

“Më ka marrë malli për ju dhe ka kaq shumë gjëra interesante mezi pres që t’i ndaj me të gjithë ju”- u shpreh Selena Gomez. “Me gjithçka që ka ndodhur gjatë kësaj kohe, mendova që të mos postoj për gjëra që mund të jetë të gëzueshme. Ishte vërtet e vështirë për mua. Mora kohë për të vërtet çfarë po ndodh dhe ta bëj këtë gjë prioritetin tim.”

Nërsa shtoi: “Por dua t’ju them se do të angazhohem më shumë, do t’ju jap më shumë dashuri e do t’ju tregoj më shumë nga jeta ime personale dhe se çfarë kam bërë gjatë kësaj kohe. Faleminderit që jeni këtu për mua, faleminderit që më mbështetni gjithmonë.”

/Panoramaplus.al

    

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura