“Gjatë karantinës u bë me fiksime, thyente telefonat, na kërkonte…”, milioneri shqiptar u gjet i pajetë në vilën luksoze, zbardhet dëshmia e prindërve

Aug 8, 2020 | 12:32
SHPËRNDAJE

vetvrasje-850x450

Policia jep detaje të tjera mbi vetvrasjen e milionerit Eugert Lazaj, i cili u gjet i pajetë nga të afërmit në vilën luksoze në Rrolling Hill.

Në vijim të hetimeve që po kryhen nga agjentët e krimeve, njoftohet për gazetën “Si” se laboratori i kriminalistikës ka konfirmuar se arma me të cilën 37 vjeçari u vetqëllua i përket shtetasit tjetër.

Arma është e llojit Glock dhe me numër serial Z… Burimet thanë për gazetën se kur policia e ka pyetur personin që kishte në pronësi armën, ai ka thënë se pistoleta i kishte humbur prej 20 muajsh dhe këtë fakt e kishte pohuar para policisë dhe prokurorisë.

Nuk e njoh Eugert Lazajn”, – ka këmbëngulur ai në një deklaratë të marrë për sqarimin e kësaj ngjarjeje

Policia deklaron gjithashtu  se ka marrë në pyetje të afërmit që gjendeshin në vilë ditën e ngjarjes.

E ëma e milionerit që zotëronte një kompleks luksoz për dasma në kryeqytet ka treguar se menjëherë pas pandemisë i biri ishte mbyllur në shtëpi nga frika e koronavirusit:

Atë ditë rreth orës 6.45 në një gjendje jo normale më pyeti: ‘kush më hyn në telefon dhe më bën muzikë’. Ai i kishte thyer edhe dy telefona të tjerë, kishte hequr fishat e televizorit, dilte nga dhoma në mënyrë të pakontrolluar, pretendonte se dëgjonte zhurma dhe muzikë” .

Urani Lazaj, thotë se i biri nuk kishte konflikte,  mosmarrëveshje apo borxhe me askënd.

I riu drejtonte një biznes eventesh në Maminas dhe ditën e ngjarjes, në një nga vilat e rezidencës, përveç të ëmës gjendej edhe bashkëshortja e viktimës së bashku me dy fëmijët e mitur.

Im bir kishte kohë që nuk dilte jashtë nga frika e koronavirusit… Djali ka vrarë veten, nuk i di arsyet se përse. Dyert ishin të mbyllura, dritaret dhe grilat”, deklaron gruaja për policinë sipas pohimit për gazetën “Si” nga një agjent i zbardhjes së ngjarjeve.

Banesa survejohej së jashtmi me kamera, ndërsa brenda jo. Edhe i ati i milionerit, që u njoftua nga të afërmit menjëherë pas ngjarjes, tregoi se prej ditësh i biri pretendonte që shikonte persona.

“Kjo paranojë i filloi në kohën e karantinës ku qëndronte me orë të tëra i mbyllur. Fiksohej se shikonte njerëz jashtë vilës, por ne nuk shihnim asnjeri, kurse vila kishte alarm dhe kamera dhe ato nuk tregonin gjë” .

Burri tregon se mbrëmjen përpara ngjarjes, i biri kishte mbyllur grilat pasi në një anë të vilës kishte rënë alarmi.

“Më pas e ç’aktivizuam alarmin e jashtëm, por më pas ai kërkoi grila të ngurta pasi u fiksua që kishte persona jashtë, edhe pse jashtë shtëpisë  nuk shikonim asnjë person”, thotë babai i viktimës.

Sipas familjarëve, gjendja e të riut ishte rënduar javë më parë kur ai thyente telefona dhe i kërkonte edhe familjes që të mos mbanin telefona.

Për këtë arsye i kërkova bashkëshortes të kthehej nga Gjermania që t’i qëndronte djalit pranë”, – tregoi i ati, i cili kujton para policisë se po tentonin ta bindnin që ai të udhëtonte drejt Gjermanisë pasi ishin shtetas gjermanë

Unë nuk e dija që im shoq mbante armë” rrëfen bashkëshortja e cila këmbëngul se me Eugertin shkonte shumë mirë dhe nuk e dinte se përse ai i dha fund jetës.

Burimet për gazetën “Si” pohojnë se dosja do të referohet për veprën e shkaktimit të vetvrasjes sipas nenit 99 të Kodit Penal, por pa dhënë me tepër informacion se përse dyshohet të jetë vetvrarë milioneri shqiptar.

eugert lazaj milioneri bes kallakui

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura