“Gjatë 8 viteve janë shtuar 67 mijë biznese të vogla”/ Ministrja e Ekonomisë në prezantimin e buxhetit 2022: Do kemi një fond prej 245 mln lekësh për…

Nov 22, 2021 | 17:19
SHPËRNDAJE

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj në prezantimin e buxhetit 2022 për bizneset, deklaroi se do të ketë një fond prej 245 mln lekësh për startupe në mbështetje të biznesit të vogël.

delinaibrahimaj

Gjatë prezantimit, ajo u shpreh se nga viti 2013 deri më tani, bizneset e vogla janë shtuar me 67 mijë.

Për këtë, Ibrahimaj thotë se shkak janë bërë lehtësirat fiskale që ka ndërmarrë qeveria ndaj biznesit të vogël.

“Biznesi i vogël ka qenë në fokus që prej vitit 2013. Kemi marrë disa nisma për lehtësirat fiskale. Për 8 vite, kemi rritur numrin e biznesit të vogël duke e shtuar me mbi 67 mijë biznese. Kemi nxitur rritjen e biznesit të vogël. Ka disa biznese interesante që janë mbështetur nga ne dhe e çojnë sipër produktin e realizuar në Shqipëri. Kemi menduar tju mbështesim jo vetëm me politikat fiskale, ne e mbështetëm biznesin e vogël gjatë pandemisë përms pagave të luftës. Janë miliarda lekë që më parë paguheshin nga biznesi i vogël, por tashmë nuk janë në buxhetin e shtetit por në buxhetin e biznesit të vogël.

Gjatë pandemisë, lehtësuam biznesin nga taksat. Lehtësuam procedurat me bizneset, deklarimet që bën ndaj administratës tatimore. Ne kemi mbështetur biznesin përmes fondeve të ndryshme. 245 mln lekë për startupe, kjo është mbështetja e parashikuar në buxhetin e vitit 2022 në mbështetje të biznesit të vogël. Janë shumë administrator të rinj që kanë idera të ndryshme të reja dhe interesante.

Është e rëndësishme që jo vetëm të mbështesim biznesin, por dhe rritjen e produktivitetit të biznesit. Pa rritje të produktivitetit, çdolloj biznesi nuk mund të zhvilloyhet. Kemi disa programe për nxitjen e punësimit, janë 7 programe që synohet të nxiten 5000 individë me idenë që të hapin biznese të tyre. Kemi dhënë rreth 350 mln lekë fonde për trajnimin e bizneseve. Ne do kemi një fond të veçantë për garancinë rinore nëpërmjet të cilit, çdo të riu deri në 29 vjeç, do mbështetet ose nga një program punësimi, trajnimi ose edukim” – tha Ibrahimaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura