Gjashtëmujori, Tatimet dhe Doganat me minus 134 milionë dollarë

Aug 3, 2015 | 18:31
SHPËRNDAJE

Të ardhurat në buxhet të mbledhura nga Doganat dhe Tatimet kanë qenë shumë larg parashikimit, me plot 134 milionë dollarë minus.

TatimetTreguesit fiskalë të Ministrisë së Financave të publikuara me 10 ditë vonesë nga afati ligjor tregojnë një nivel të lartë mosrealizmi.

Në total niveli i të ardhurave për periudhën janar-qershor ishte 1.82 miliardë dollarë ndërkohë që parashikimi në planin e buxhetit ishte 1.91 miliardë dollarë.

E ndodhur në këto kushte të vështira qeveria ka vendosur të ketë një sjellje më konservatore në kahun e shpenzimeve duke mbajtur një nivel më të ulët sesa plani por edhe më të ulët sesa fakti i një viti më parë. Konkretisht shpenzimet për janar-qershor ishin 1.95 miliardë USD nga 2.1 miliardë USD që ishin parashikuar në buxhet.

Sakaq qeveria ka mbajtur nën kontroll deficitin duke marrë hua vetëm gjysmën e parave që kishte planifikuar.

N.M.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura