Viktima e 6-të nga koronavirusi, mjeku Kalo me apel të fortë: E shihni ç’po ndodh në Itali e Spanjë, me këtë sjellje të papërgjegjshme do mbërrijmë një ditë që….

Mar 26, 2020 | 8:16
SHPËRNDAJE

kalo

Nderkohe qe numri i pacienteve te prekur nga koronavirusi ne vend ka kaluar ne 146 dhe mbreme vone eshte shenuar edhe vitkima e 6 nga semundja, mjeku i njohur Tritan Kalo apelon per sjellje te pergjegjeshme, izolim, respektim te rrepte te distancave ne rastet kur eshte emergjence dalja jashte.

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, postuar disa ore para se te jepej lajmi per viktimen e gjashte, Kalo, postoi disa foto ne faqen e tij ne FB, ku dukeshin turma njerezisht te ngjeshur mes tyre, pa asnje distance.

“Me këtë mënyrë të papërgjegjëshme sjelljeje, do t’i shtoni rrezikun vetes suaj që të sëmureni nga Sars-Cov2/Covid 19….”- shkruan mjeku, duke shtuar se “NDËRGJEGJËSOHUNI sa ende jemi larg kësaj sprove….Në të kundërt do të mbrijmë në një ditë, që askush nuk do mundet tju vijë në ndihmë…”.

Postimi i Kalos

Njësia Administrative nr. 2 e nr. 3, Tiranë….25 Mars 2020, ora 12:45….Në vijë ajrore vetëm 70-80 metra e ndajnë këtë grumbullim njerzish, nga dhjetra vëllezër e motra të tyre të hospitalizuar në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive të QSUT “Nënë Tereza”, për Covid-19….Ju lutem, MË shumë RESPEKT, më shumë DASHURI e më shumë VLERËSIM për jetët tuaja…..Me këtë mënyrë të papërgjegjëshme sjelljeje, do t’i shtoni rrezikun vetes suaj që të sëmureni nga Sars-Cov2/Covid 19….KAPACITETET në burime njerzore dhe në infrastrukturën e shtrimeve spitalore kanë një kufi, ato NUKU janë të pakufijëshme kudo në Botë, përfshirë edhe Shqipërinë….NDËRGJEGJËSOHUNI sa ende jemi larg kësaj sprove….Në të kundërt do të mbrijmë në një ditë, që askush nuk do mundet tju vijë në ndihmë….Së paku dëgjoni e shihni se çfarë po ndodh aktualisht në Itali, në Spanjë e gjetkë….A ka Polici Bashkiake të pranishme në këto Njësi vendore???….JEMI të GATSHËM tju ndihmojmë në çdo moment, POR mos i shtyni kufijtë e mundësive të ndihmesës ndaj jush në honet e pamundësisë……..Ju LUTEM!!!!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura