Gjashtë vende të BE-së letër presidentit të Komisionit Evropian. Çfarë kërkojnë ata për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Nov 19, 2019 | 20:21
SHPËRNDAJE

Kryediplomatët e gjashtë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian i kanë dërguar një letër Presidentit në ikje të Komisionit Evropian Jean Claude Juncker, ku mbështesin procesin e zgjerimit të BE-së.

eu-1232430_1920-640x509

Austria, Republika Çeke, Polonia, Sllovakia, Italia dhe Sllovenia kërkojnë gjithashtu hapjen e shpejtë të negociatave për Maqedonia e Veriut dhe Shqipërinë, raporton Politico.

“Është e vërtetë që procesi aktual i pranimit në Ballkanin Perëndimor përparon ngadalë dhe në mënyrë të pabarabartë. Prandaj jemi të gatshëm të angazhohemi në mënyrë konstruktive në përpjekje për të përmirësuar këtë proces. Ne do ta bëjmë këtë duke kuptuar se … ajo i mundëson BE-së të arrijë konsensus mbi hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në mars 2020 “, thuhet në letër.

Nënshkruesit i thanë gjithashtu Komisionit që të paraqiste propozime deri në janar 2020 “për të rritur efektivitetin e procesit të pranimit si një instrument për të mbështetur reformat dhe përpjekjet e integrimit në rajon”.

Sipas Politico, letra ende nuk e mbështet në mënyrë të qartë propozimin francez për reformimin e procesit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura