Gjashtë shqiptarë arrestohet me 3 500 kg drogë

Nov 16, 2019 | 22:48
SHPËRNDAJE

Gjashtë shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë spanjolle gjatë një operacioni të organizuar mëngjesin e kësaj të shtune.

1396374_1

Aksioni i realizuar në qytetin e Murillo de Gállego Y Agüero, çoi në sekuestrimin e rreth 16 mijë bimëve narkotike marijuanë e ndarë në dy plantacione të ndryshme. Droga është e barasvlershme me rreth 3.500 kilogramë.

Hetimi u drejtua nga Njësia e Drogës dhe Krimit të Organizuar (Udyco) e Madridit, ndërsa në aksion morën pjesë edhe agjentë nga Stacioni Policor Huesca.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura