“Gjashtë pacientë po luftojnë për jetën”, Manastirliu publikon foton nga Infektivi, thirrje qytetarëve: Mos lejoni që…

Jul 9, 2020 | 20:30
SHPËRNDAJE

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar një foto nga Spitali Infektiv, ku bën të ditur se po trajtohen gjashtë pacientë, mes tyre edhe mosha të reja që po luftojnë për jetën.

mjeke

Manastirliu i bën thirrje qytetarëve që të mos lejojnë që ata apo ndonjë i afërmi i tyre të përfundojë në spital dhe të rrezikojë jetën nga COVID-19.

Reagimi i plotë:

SPITALI INFEKTIV
Gjashtë pacientë, mes tyre edhe mosha të reja janë të intubuar dhe po luftojnë për jetën në spitalin infektiv, me përpjekjen e madhe të stafit mjekësor, në një betejë shumë të vështirë me virusin e rrezikshëm.
Mos e lejoni që ju apo një i afërmi juaj të përfundojë në spital dhe të rrezikojë jetën nga #COVID19 #RespektoniRregullat
Mbaj distancën
Vendos maskën
Ruaj higjienën

#RuaniShëndetin

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura