Gjashtë gjëra që nuk duhet t’ia thoni kurrë një personi që vuan nga probleme të shëndetit mendor

Sep 11, 2021 | 22:10
SHPËRNDAJE

Nëse shihni që dikush po kalon një periudhë të vështirë, në mënyrë të natyrshme doni t’i thoni diçka që të ndihen më mirë. Por disa fraza ose terma mund ta përkeqësojnë situatën.

probleme te shendetit mendor

Ekspertët japin disa këshilla se si të komunikoni me një person që vuan nga probleme të shëndetit mendor, shkruan “The Sun”.

Këtu janë gjashtë gjërat që duhet të shmangni:

“Injoroji mendimet, ata do të largohen”

Sherry Davis Molock zbuloi se është e rëndësishme ta lini mikun ose të dashurin tuaj të ndiejë çfarëdo që ata ndjen. Duke i inkurajuar ata që të mos flasin, situata do të acarohet më shumë.

“Nuk po mendon për vetëvrasje, apo jo?”

Dr. Molock tha: “’Kjo është përçmuese’; ‘Unë nuk jam gati të bëj këtë bisedë me ju, kështu që dua të më konfirmoni se kjo nuk është ajo që po mendoni’, janë fjalitë që nuk duhet t’i thoni kurrë”.

“Po ndihesh në të njëjtën mënyrë sërish?”

Dan Reidenberg, drejtor ekzekutiv i Zërave të Edukimit të Vetëdijes për Vetëvrasje, tha: “Pavarësisht se sa herë kjo mund të ketë ndodhur tek një person, çdo herë është e ndryshme, kështu që situata është gjithmonë e vërtetë për ta dhe duhet të jetë kështu edhe për ju.

“Vetëvrasja është e gabuar/mëkat”

Ato që ju besoni nuk do të jenë të dobishme për këdo që mendon vetëvrasjen. Mendimet tuaja rreth vetëvrasjes nuk do ta ndryshojnë situatën, nuk do ta bëjnë personin që vuan nga probleme të shëndetit mendorë të ndihet më mirë dhe të harrojë çdo gjë.

Jessica Gold, një asistente në departamentin e psikiatrisë në Universitetin e Uashingtonit tha: “Detyra juaj është të dëgjoni dhe të jeni aty për ta. Puna juaj është t’i ndihmoni. Nuk duhet t’i vendosni bindjet tuaja mbi ta, veçanërisht ato që mund të shtojnë gjykim dhe dhimbje të mëtejshme.

“Po reagoni tej mase”

Profesori Gold tha: “Edhe nëse nuk e bëni me vetëdije, kur i thoni këtë shprehje, i bëni të mendojnë se ndjenjat dhe mendimet e tyre nuk kanë rëndësi dhe janë të gabuara në një farë mënyre“.

Nëse i thoni dikujt që po reagon më shumë seç duhet, ata do të mbyllen në vetvete dhe nuk do t’ju tregojnë se si ndihen apo se çfarë mendojnë për gjëra të caktuara.

“Por jeta juaj është e mrekullueshme”

Profesori Gold tha: “Listimi i disa gjërave të mira në jetën e tyre nuk do t’i bëjë që papritmas të ndihen më mirë… dëgjoni, empatizoni dhe vërtetoni përvojën e tyre në vend të kësaj“.

Dëgjoni pa gjykuar dhe pohoni se si ndihen, nuk ka rëndësi se çfarë lloj jete kanë: të gjithë mund të ndihen keq. Pastaj përpiquni t’i ndihmoni të kuptojnë se ndihma profesionale mund të jetë vërtet e dobishme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura