Gjashtë faktorë që mund t’i shkaktojnë më shumë rrudha lëkurës tuaj

Oct 21, 2020 | 22:39
SHPËRNDAJE

Sipas  hulumtimeve, dieta, zgjedhja e sapunit dhe madje edhe zakonet e përditshme, mund të bëjnë që rrudhat të shfaqen në fytyrën tuaj.

Të dini se cilat ushqime duhet të shmangni, si të lani fytyrën dhe si të ndryshoni rutinën tuaj, mund të ngadalësojë gjithnjë e më shumë procesin e plakjes, sipas “Bright Side”.

  1. Gjumi i paktë çon në dehidratim të lëkurës.

rrudhat (4)

Sipas këtij studimi, nëse e humbni gjumin edhe për një natë ose vazhdimisht flini më pak se 5 orë në ditë, kjo mund të çojë në dehidratim të lëkurës. Pushimi i mirë është çelësi për përtëritjen dhe rritjen e qelizave të reja, prandaj mundohuni të mos humbisni as edhe një orë gjumë.

  1. Mungesa e antioksidantëve lidhet me shtimin e rrudhave.

rrudhat (5)

Vitaminat A, C, E dhe kaliumi, janë thelbësore për lëkurën e shëndetshme. Rekomandohet që të hani më shumë perime, veçanërisht karota, kunguj, domate dhe perime me gjethe jeshile. Është gjithashtu mirë të përfshini vaj ulliri në dietën tuaj.

  1. Konsumi i mishit të kuq shoqërohet me më shumë rrudha në fytyrë.

rrudhat (6)

Ekziston një studim hollandez që tregon se gratë që hanë mish të kuq kanë më shumë rrudha. Për më tepër, gatimi i mishit dhe yndyrës në nxehtësi të lartë mund të shkaktojë diabet. Por është e mundur ta parandaloni këtë nëse hani më pak mish dhe më shumë supë. Plus, përpiquni të përfshini më shumë fruta në vaktet tuaja.

  1. Banjat e gjata dhe të nxehta me sapunë të ashpër shkaktojnë lëkurë më të thatë.

rrudhat (2)

Këto produkte mund të ndryshojnë pehazhin dhe ta acarojnë e ta thajnë lëkurën. Të gjitha këto gjëra shkatërrojnë barrierat e lëkurës dhe provokojnë plakjen e hershme.

  1. Dietat mono ndikojnë në procesin e plakjes së lëkurës.

rrudhat (3)

Çelësi për këto dieta është të përjashtoni të gjitha produktet përveç njërit. Kjo çon në një çekuilibër të proteinave, yndyrës dhe karbohidrateve, gjë që ul aftësinë e lëkurës për t’u shëruar vetë. Sipas një studimi, karbohidratet janë më të rëndësishmet për gratë, ndërsa burrat duhet të hanë mjaftueshëm proteina për të shmangur rrudhat.

  1. Mungesa e proteinave parandalon që qelizat e lëkurës të rinovohen.

rrudhat (1)

Kërkimet thonë se nëse kufizoni kaloritë dhe hani më pak proteina, lëkura do të humbasë elasticitetin, gjë që më pas shkakton rrudha. Kjo gjithashtu parandalon shërimin e lëkurës dhe rindërtimin e saj. Trajtimi me kolagjen mund të ndihmojë në këto raste, por nuk është i krahasueshëm me ndikimin e proteinave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura