“Gjashtë ditë në gjendje kome prej Koronavirusit”, ish-trajneri i Dinamos rrëfen tmerrin

May 22, 2020 | 15:38
SHPËRNDAJE

Ish-trajneri i Dinamos së Tiranës, Luis Manuel Blanko, kaloi një moment tepër të vështirë në jetën e tij, teksa u shtrua në spital plot 40 ditë pasi rezultoi pozitiv me Koronavirus, ndërkohë që 6 ditë qëndroi në gjendje kome.

blanko

Në një rrëfim special për “Los Tiempos”, trajneri argjentinas, i cili së fundmi drejtonte në Gjibraltar, ka treguar tmerrin që përjetoi në ato 40 ditë ku Blano qëndroi as i gjallë dhe as i vdekur”.

“Po e bëja karantinën në përsosmëri, ashtu siç kërkohej. Kam shkuar vetëm dy herë në supermarket, njëherë në javë. Nuk e di se nga erdhi, asnjë lojtar, anëtar i stafit teknik apo drejtues nuk e mori Koronavirusin, vetëm unë. Fillova të kem ethe, duke menduar se mund të jetë grip i lehtë me dhimbje fyti. Pastaj drejtori sportiv më tha që ta bëj një provë në Gjibraltar. E bëra një të martën por donte shumë kohë për të mësuar rezultatin, tre ditë.

Atë natë kam qenë me 39 e gjysmë me temperaturë. Të nesërmen në mëngjes nuk mund të ngrihesha, sepse nëse do ta bëja, nuk mbushesha dot me frymë. Në spital ata bënë një tjetër provë që ishte më e shpejtë, që doli për 20 minuta. Më çuan në një dhomë tjetër të izoluar dhe pastaj nuk mbaj mend asgjë tjetër. Unë tashmë isha në gjendje kome, kalova gjashtë ditë si këto. Ato gjashtë ditë më kanë marrë rreth 10-12 kile. Luftova me të që të mos më vriste, të them kështu, pasi nuk ka as vaksinë dhe as antibiotik.

BLANKO556

Ndihma që mjekët bëjnë në kujdes intensiv është që ju të keni oksigjen për të luftuar me virusin. Nëse je fizikisht mirë, e mposht me siguri.

Nëse nuk je mirë dhe ke një sëmundje tjetër, është një gabim që të merr jetën. Kur u zgjova pashë infermierët duke vallëzuar. Nuk i pashë kurrë në fytyrë se ishin të mbuluar. Pastaj për gjendjen kome ku ndodhesha, isha natyrisht i pandërgjegjshëm dhe ëndërroja gjëra shumë të shëmtuara.

Njerëz që i’u thërrisnin, njerëz të moshuar që donin të mbanin duart tuaja. Pastaj u zgjova për një arsye, por kurrë nuk e kam thënë atë dhe duhet të flas me familjen time për këtë gjë. Ishte një ndjenjë e tipit: “As i vdekur dhe as i gjallë”. Kur e kuptova që u zgjova, gjithçka mund të bëja ishte të qaja.

blanko

Gati 28,000 mijë njerëz vdiqën këtu në Spanjë. Unë nuk doja që kjo të ndodhte me mua dhe me ndihmën e Zotit arrita t’ia dal, me njerëzit që luteshin dhe familjen time që nuk mund të vinte dot në Spanjë, sepse ata qëndruan në Argjentinë në karantinë. Ky virus nuk duhet nënvlerësuar dhe duhet marrë seriozisht. Iu bëj thirrje të gjithëve që të respektojnë udhëzimet që jepen nga shëndetësia”, tha Blanko.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura