‘Gjarpërinjtë pushtojnë bregdetin në Vlorë, ja përse nuk u hap sezoni turistik‏’

May 29, 2015 | 18:24
SHPËRNDAJE

Kandidati i Partisë Demokratike për Vlorën, Genc Deromemaj ka denoncuar situaten ku ndodhet sipas tij Lungomare në Vlorë, pasi ne disa foto te publikuara, duket se gjarpërinjtë kanë pushtuar zonen. 

 Këta gjarpërinj dalin nga shtufi i hedhur aty, por nuk janë të vetmit që rrezikojnë jetën e banorëve, dhe sidomos fëmijëve. Në rërën që kanë hedhur në plazh, rriten edhe akrepat e merimangat.

 

“Fotot që shihni më poshtë japin një pamje të frikeshme dhe rrënqethëse. Ja pra, se pse nuk mund t’a hapnin sezonin. Gjarpërinjtë kanë pushtuar atë që pushteti e quan ‘Lungomare’ ndërsa vlonajtët si ne e ju, herë ‘Lungobalta’ e herë ‘LungoRama’. Që sot e tutje mund t’i themi edhe ‘LungoGjarpëri'”,- tha ai.

 

“Kam një lutje: Mbajini larg fëmijët nga ajo zone! Bëni durim: Ora e ndryshimit po vjen! Vlora nuk do ta pranojë këtë turp!”,- e mbylli fjalen e tij Deromemaj.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura