“Gjallë falë një mrekullie, si shpëtova”, flet shoferi i kamionit që u ndal para shembjes së urës në Genova

Aug 18, 2018 | 14:35
SHPËRNDAJE

Video me pamjet e kamionit që ndaloi në buzë të urës Morandi, para se të rrëzohej e të merrte nën vete dhjetëra makina e duke lënë pas 41 viktima bënë xhiron e rrjeteve. Pas kësaj, vjen rrëfimi i shoferit të kamionit, Luigi Fiorillo, që ka treguar se si shpëtoi i gjallë.

kamini

“Po ecja ngadalë, pasi binte shi, po respektoja edhe distancën e sigurisë, ndoshta kjo më shpëtoi”.  Kështu tregon shoferi i kamionit, që u bë shpejt simbol i të mbijetuarëve në Genova.

“Po kthehesha nga një dërgesë në bregun perëndimor”, tha ai për intervistën për NeësMediaset, “po lëvizja ngadalë, sepse shikimi u zvogëlua, pastaj gjithçka u shemb, nuk mbaj mend mirë, isha i habitur dhe i frikësuar. Frenova, e braktisa kamionin dhe u largova nga frika se gjithçka do të shembet”.

Në fund nuk harron të shtojë: Unë jam gjallë falë një mrekullie.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura