GIZ/ NJOFTIM PUNËSIMI

Aug 28, 2018 | 16:19
SHPËRNDAJE
Emërtimi i pozicionit të punës: Koordinator ndërmjet Qendrave te Formimit Profesional dhe sipërmarrjes private – P.S.L.O
Emërtimi i Programit: PROSEED
Departamenti: Program Implementing Unit (PIU) – GIZ

Qendrat e Formimit Profesional / Ministria e Finances dhe Ekonomise e Rep. se Shqiperise

Lloji i kontratës/ kohëzgjatja: 16 (gjashtëmbëdhjetë) muaj, kontratë pune në respekt të Ligjit Shqiptar të punës
Data e fillimit: Tetor 2018
Vendi i punës: Elbasan / Albania
Afati i aplikimeve: 29 Gusht 2018 – 17 Shtator 2018
Te dhena me te hollesishme per pozicionin do te gjeni ne: Web site e Min. se Financave dhe Ekonomise ne: http://www.financa.gov.al/al/newsroom/njoftime-dhe-aplikime/shpallje-njoftimesh

Prane Qendres te Formimit Profesional dhe Zyres Rajonale te Punesimit ne qytetin perkates.

CV do te dergohen me email ne adresen : [email protected]

Të dhëna për programin:
Qëllimi kryesor i Programit “PROSEED” është zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik rajonal, zhvillimi i punësimit dhe i edukimit – formimit profesional te shtetasve pa profesion të përcaktuar, grave, shtresave në nevojë dhe shtetasve të rikthyer nga vendet e B.E.Programi është i financuar nga Ministria Federale e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik të Republikes Federale Gjermane dhe zbatuar nga G.I.Z. Bashkëpunëtorë vendorë janë Zyra e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministria e Financës dhe Ekonomisë. Zbatimin e programit e kryen PIU-Njësia e Zbatimit të Projektit e ngritur pranë Ministrisë se Finanaces dhe Ekonomise.
Përshkrimi i Pozicionit
Koordinatori do të mbështesë kursantët në qasjen e tyre ndaj tregut të punës bazuar në arsimimin dhe përvojën e tyre profesionale. Ai/ajo do të ketë një bashkëpunim të qëndrueshëm me Zyrat Rajonale të Punësimit dhe do të sigurojë të dhënat mbi nevojat e tyre. Qëllimi kryesor është të ndihmojë kursantët të përmirësojnë aftësitë e tyre profesionale dhe, në bashkëpunim me Z.R.P.të gjejnë hapësira për të zhvilluar praktikën profesionale dhe vende pune gjatë dhe pas kurseve të trainimit.

Si koordinator PSLO do të mbështesë dhe edukojë kursantët përmes një programi këshillimi të mirë përgatitur. PSLO do tëshërbejë si ndërlidhësdhelehtësuesndërmjet QFP – Z.R.P dhe sipërmarrjes për arritjen e synimeve dhe për t’i ndihmuar ata në zhvillimin e aftësive profesionale dhe shoqërore.

 

Detyra dhe përgjegjësi

 

  • Kryen këshillim individual ose në grup për të ndihmuar kursantët në lidhje me nevojat/kërkesat e tyre.
  • Vlerëson cilësitë e kursantëve dhe i ndihmon ata të kuptojnë pikat e tyre të forta
  • Vlerëson përparimin e kursantëve dhe përforcon arritjet e tyre
  • Bashkëpunon me instruktorët si dhe palët e tjera të interesuara në lidhje me progresin e kursantëve,
  • Shqyrton vlerësimet, analizon dhe raporton mbi rezultatet
  • Studion dhe përditëson të dhënat e kursantëve
  • Këshillon kursantët përpërgatitjen e jetë shkrimit (CV-së)
  • Vepron si ndërlidhës mes kompanive dhe kursantëve, (mbledh  CV, organizon dhe shpërndan informacionin për zhvillimin e praktikave profesionale, organizon  intervista dhe ditë të hapura këshillim punësimi).
  • Mban lidhje me kompani të reja për të krijuar mundësi praktikash të reja
  • Kryen vizita në kompani për të siguruar mirë funksionimin e praktikës profesionale të kursantëve
  • Është përgjegjës për organizimin dhe vlerësimin e  praktikave.

 

Aftësi dhe kualifikime

 

  • Integritet dhe profesionalizëm
  • Aftësi në praktikat e këshillimit
  • Aftësi të mira ndërvepruese dhe komunikimi
  • Njohuri të avancuara kompjuterike dhe programet MS Office

 

Kualifikime -Eksperienca

 

  • Diplomë e Arsimit të Lartë (Bachelor)
  • Përvojë e vërtetuar si këshillues/e udhëzues/e dhe/ose mësues/e;
  • Gjuha angleze (e folur dhe e shkruar) do të përbëjë një aset shtese për aplikantin

Dorëzimi i Aplikimeve
Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë me e-mail dokumentat e kërkuara në adresën e emailit [email protected]  jo më vonë se data 17 Shtator 2018.

Dokumentat që dorëzohen në aplikim (shqip ose anglisht):

 

*          Letër Motivimi

*          CV – jetëshkrimi

*          Dokumentacion (referenca, certifikata) që vërteton përvojën dhe aftësitë profesionale

*          Kopje të letërnjoftimit

–           Ju lutem vendosni në titullin e emailit ” Aplikim për P.S.L.O”

Mundësi të barabarta
PIU-GIZ dhe MFE zhvillojnë veprimtarinë e tyre bazuar në parimet e mundësive të barabarta dhe pranon aplikimet pa paragjykime dhe pa diskrimin për gjininë, racën, kombësinë, prejardhjen shoqërore, gjuhës, besimit fetar, krahut politik,

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura