Gili: Ata që s’më duan, të durojnë edhe ca vite

Feb 24, 2015 | 11:00
SHPËRNDAJE


Ajo është veterane e skenës shqiptare, ka shumë vite që është në muzikë dhe po qëndron akoma pa asnjë skandal deri më tani. Fevzije Konjushevci apo, e njohur me emrin e artit si Gili, është e martuar dhe ka dy djem. Projekti i fundit i realizuar quhet ‘’Kurbeti’’, këngë kjo kushtuar të larguarve nga Kosova. Gili flet për herë të parë për gjëra që nuk i ka thënë më herët…
A mendon se je këngëtarja më e mirë e skenës?
Jam ithtare e thënies trimi i mirë me shokë shumë. Pra, jam e mirë, por bashkë me shoqet e mia.
Çfarë nuk ke thënë asnjëherë në intervista?
Kam fobi nga qentë.
Suksesi më i madh për Gilin?
Të qenët nënë e dy fëmijëve.
Tri gjërat më me vlerë në jetë…
Familja, shëndeti dhe mirëqenia.
Tri udhëtimet më të mira…
Vizita e parë në Paris, pastaj Nju Jorku dhe e fundit është në Venecia.
Cili nga personat e njohur të ka inat?
As që më intereson, do më durojnë edhe disa vite (qesh).
Lajmi më bombastik për ju?
Kosova u çlirua, mund të ktheheni në shtëpi.
Paraqitja që nuk do e harroni asnjëherë?
Në koncertin në Ferizaj pas luftës, kur u ktheva pasi kisha lindur djalin, gjithë kohën kam qarë bashkë me publikun.
Çfarë nuk të ka mësuar ende jeta?
Mungesën e sinqeritetit…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura