“Gëzuar përvjetorin dashuria ime!”- Ja sa vite romancë së bashku festojnë Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj

Apr 5, 2021 | 23:33
SHPËRNDAJE

Ditën e djeshme, Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj festuan përvjetorin e katërt të historisë së tyre të dashurisë.

eni koci genc prelvukaj (7)

Dyshja nuk ngurojnë të ndajë momente të bukura nga përditshmëria që kalojnë bashkë për të gjithë ndjekësit në rrjete sociale.

eni koci genc prelvukaj (3)

Megjithatë, këtë ditë të rëndësishme, Eni dhe Genci vendosën ta kalonin larg syrit të të tjerëve, duke postuar një video të vetme në Instastory dhe asgjë më shumë.

eni koci genc prelvukaj (6)

Në të shihen dy gotat teksa çifti bën gëzuar. Eni krahas postimit shkroi:

Gëzuar përvjetorin dashuria ime! 4 vite bashkë!”, dhe dedikimin e shoqëroi edhe me emoji-n e një zemre të kuqe.

eni koci genc prelvukaj (4)

Këngëtarja nuk e tregoi vendndodhjen e tyre, por në sfond dukej një pishinë.

eni koci genc prelvukaj (1)

Çifti i artistëve u munduan që ta mbanin larg syrit të publikut romancën e tyre në fillim, deri në momentin që publikuan një foto ku shiheshin të kapur për dore.

eni koci genc prelvukaj (8)

Ndërsa më 3 nëntor të vitit 2018, Genci vendosi ta propozonte Enin në Plavë.

eni koci genc prelvukaj (3)

Genci ka një djalë, Gjinin, i cili erdhi në jetë nga martesa e tij e parë me ish-modelen Arta Arifi, e cila tashmë është mbuluar me shami pas një ëndrre që ka parë, siç vetë ka rrëfyer më parë.

eni koçi genc prelvukaj (3)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura