Getoari del hapur, pranon lidhjen me Marinën: Jam marinari i vetëm i saj

Jul 25, 2015 | 8:44
SHPËRNDAJE

Historisë së dashurisë më të komentuar së fundmi në media, mes moderatores së “Top Channel” Marina Vjollca dhe reperit Getoar Selimi, duket se i ka vënë vulën vetë artisti nga Kosova.

Në klipin më të ri me titull “Tirana lifestyle”, Geti i këndon Marinës në duetin me motrën e saj, Luanën.

marina33333

Ai i ka dedikuar një varg shumë domethënës prezantueses së “Procesit Sportiv”, kur thotë: “Jam marinari i vetëm i krejt Marinës”, që pa dyshim nënkupton shumë. Por, edhe pse dy personazhet e njohur publikë nuk e kanë deklaruar ende hapur lidhjen e tyre, çdo dedikim që Getoari i bën Marinës, të çon te një histori pasionante dashurie.

Pas tatuazhit të ri në krah me inicialet e emrit të saj, tashmë me emrin e saj bën lojë fjalësh në vargjet e këngës, për ta deklaruar hapur se Marina i përket vetëm atij.

Kjo na lë të kuptojmë se ai ndjen vërtet për të, përderisa edhe në rastin e tatusë edhe të klipit e përjetë- son me vepra ndjenjën e tij. Lidhjen e tyre të fshehtë po e shijojnë më shumë në Prishtinë, ku Marina udhë- ton shpesh dhe kalon kohë me Getoarin. Madje emisioni “Prive” i “Klan Kosova” pak kohë më parë transmetoi një video, ku kishte filmuar momentin kur Marina po hynte në makinën e Getoarit, për t’u nisur drejt Tiranës.

marina
Edhe pse nuk e kanë pranuar ende si lidhje, mediat kosovare shprehen të sigurta për këtë histori. Getoari gjithashtu investoi për blerjen e një apartamenti në Tiranë, në mënyrë që të ketë privatësinë e takimeve me Marinën.

Ndërsa lajmin për klipin “Tirana lifestyle” mediat e Kosovës e servirën me titullin “Geti ka sjellë bashkëpunimin me kunatën e tij, Luana Vjollca”, duke aluduar për lidhje serioze mes tyre. Për këtë bashkëpunim muzikor, Luana ka dhënë një intervistë për Mateon dhe Rudin në televizionin “Mad”. Ajo u ndal gjithashtu në këtë detaj të shumëpërfolur të këngës me Getin, që i bëri të gjithë fansat të mos i vënë fre imagjinatës.

Në frazën e famshme të Ghetto Geasy: “Jam marinari i vetëm i krejt Marinës”, Luana argumentoi se nuk bëhej fjalë për motrën e saj Marina, por për marinën detare.

marina2

Duke qëndruar në këtë temë, atë të lidhjes mes motrës së saj dhe reperit nga Kosova, ajo tregoi se Marina e ka mbështetur gjithmonë në gjithçka ka bërë, dhe kështu ka vepruar edhe për bashkëpunimin me Getoarin.

Por, për më shumë presim të flasin vetë Geti dhe Marina, si dy protagonistët kryesorë të kësaj vere, për historinë e dashurisë më të komentuar në media.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura