Geti bën postimin e parë pas dasmës dhe ka këto fjalë zemre për të thënë

Sep 13, 2017 | 9:12
SHPËRNDAJE

Dasma e tyre mund të konsiderohet pa frikë, dasma e vitit. Getoar Selimi dhe Marina Vjollca kurorëzuan në martesë lidhjen e tyre disavjeçare më 10 shtator në bregdet, tek Gjiri i Lalzit.

Çdo gjë në ceremoni por edhe në darkën e madhe në breg të detit u organizua nga Class Events.

Sot dy ditë pas dasmës, Geti me siguri është çlodhur dhe ka gjetur kohën për të falenderuar të gjithë ata që ishin prezent në ditën më të rëndësishme për të, dhe tashmë bashkëshorten e tij Marina Vjollcën.

“Faleminderit Zotit ,familjeve dhe juve që ishit pranë nesh në keto momente shumë të rëndesishme dhe të paharrushme për ne”,-shkruan Geti bashkangjitur fotos së mrekullueshme ku shfaqet në altar së bashku me të bukurën Marinë.

Nga ana tjetër Marina është mjaftuar duke postuar vetëm disa foto të mrekullueshme të dasmës, por pa i shoqëruar ato me ndonjë koment.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura