‘Gërdeci’, Tahiri: Një nga përgjegjësit udhëton jashtë shtetit, flet për drejtësinë

Mar 15, 2016 | 9:27
SHPËRNDAJE
Tahiri dje gjatë analizës së Policisë
Tahiri dje gjatë analizës së Policisë

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri teksa ka folur para testimit të kandidatëve të policisë, ka deklaruar se reforma në drejtësi është vetëm njëra anë e arritjes në një sistem drejtësie të barabartë për të gjithë.

Ministri i Brendshëm foli edhe për ngjarjen e Gërdecit, e cila bën sot 8 vite.

“Sot mbushen 8 vjet nga një ngjarje që shokoi jo vetëm Shqipërinë por edhe ndërgjegjen kolektive të qytetarëve. Ka vite burg në kurriz të atyre që ishin përgjegjës të asaj ngjarje më pak sesa vitkimat e asaj ngjarje. Dhe një ndër autorët është sot në një vizitë jashtë Shqipërisë për të folur për reformën në drejtësi dhe dekriminalizimin”.

‘Gjyqtari i Vlorës liroi të akuzuarin dy ditë para se të hynte në fuqi vendimi i Kushtetueses’

“Ka edhe sot policë që bëjnë gabime dhe ne jemi të gatshëm të marrim cdo masë por ka një shumicë dërrmuese që respektojnë ligjin, ndjehen të dekurajuar kur shohin ata që shkelin ligjin e dalin nga burgu e nuk shohin drejtësi. Drejtësia e pabarabartë është më keq se sa të mos kesh drejtësi hic. Para pak ditësh denoncova një gjyqtar në Vlorë, aq merak e kishte ky gjyqtar lirimin e të akuzuarit, sa dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese të cilin e ka bërë motiv për ta liruar e ka zbatuar dy ditë para se të hynte në fuqi…unë respektoj cdo gjyqtar të ndershëm por as respektoj as do ndaloj së denoncuari publikisht cdo gjykqtar të korruptuar…reforma në drejtësi është një pjesë e betejës, por një pjesë tjetër është të turpërojmë publikisht të gjithë ata që në dy dekda na solllën deri këtu”,- tha Tahiri.


Tahiri per policine by gazeta-panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura