“Gërdeci”, Vendimi i plotë i Strasburgut: Shqipëria të dëmshpërblejë me 15.600 euro Delijorgjin

Apr 28, 2015 | 13:36
SHPËRNDAJE

Gjykata e Strasburgut ka vendosur që Mihal Delijorgji duhet të dëmshpërblehet nga shteti shqiptar me 15.600 euro, pasi është mbajtur në burg përtej afateve të parashikuara me ligj.

Mihal Delijorgji

Gjatë gjyqit të dosjes “Gërdeci” Delijorgji tha para trupit gjykues se nuk kishte njohuri për demontimin dhe as i interesonte. Sipas tij, ai ishte përgjegjës vetëm për investimet infrastrukturore në Gërdec. Ndërsa demontimi, sipas tij, në bazë të kontratave, i takonte amerikanit Henri, i cili do të sillte makineritë, teknologjinë dhe specialistët. Delijorgji tha se nuk kishte pasur asnjë marrëveshje me shtetin. “Unë nuk kisha lidhje, nuk kisha asnjë kontratë me shtetin shqiptar. I kishte vetëm SAC-i edhe procesin e demontimit, edhe përgjegjësitë e tjera”, tha Delijorgji.  

Ja vendimi i Strasburgut për Delijorgjin:

Delijorgji kundër Shqipërisë (aplikimi nr.6858/11)

Aplikanti, Mihal Delijorgji, është një shtetas shqiptar i cili ka lindur në 1966 dhe jeton në Tiranë. Rasti i tij kishte të bënte me kohëzgjatjen e paraburgimit të tij “në pritje të gjykimit” dhe kohën që iu desh për autoritetet për të shqyrtuar kërkesën e tij të parë për lirim.

Z. Delijorgji ishte administrator i një kompanie private tregtare, e cila kryente një proces demilitarizimi në mars 2008, kur një shpërthim masiv në një nga objektet e saj vrau 26 njerëz dhe plagosi 265 të tjerë. Procedura penale filloi kundër z Delijorgjit dhe 28 personave të tjerë për vrasje dhe shkelje të rregullave të eksplozivëve.

Dy ditë pas shpërthimit Z. Delijorgji u mbajt në arrest. Në mars 2009 rasti u regjistrua në Gjykatën e Rrethit të Tiranës. Z. Delijorgji dhe të bashkakuzuarit e tjerë u dërguan në Gjykatën e Lartë për shqyrtimin sepse një nga të bashkë-akuzuarit ishte deputet, si dhe ministër kabineti.

Në korrik 2010 Z. Delijorgji kërkoi lirimin e tij, duke argumentuar se afati 12-mujor i kufirit për paraburgim “në pritje të gjyqit” kishte skaduar. Kërkesa e tij u refuzua për shkak se afati 12-mujor kishte filluar vetëm kur rasti është regjistruar në Gjykatën e Lartë (që do të thotë në qershor të vitit 2009, e jo në mars 2009 kur rasti është dërguar në Gjykatën e Lartë), dhe se periudha mbi 8 muaj, ku çështja ka qëndruar, nuk llogaritet ndaj totalit 12-mujor.

Ky vendim u la në fuqi në apel, por u anulua nga Gjykata e Lartë. Përderisa kjo procedurë ishte ende duke u zhvilluar, avokati i zotit Delijorgji paraqiti një kërkesë të dytë për lirimin e tij; kjo shpejt u hodh poshtë nga Gjykata e Qarkut, e cili argumentoi se gjetjet e Gjykatës së Lartë në ankesën e tij të mëparshme ishin detyruese vetëm në dëgjesën në rast të veçantë dhe nuk kishin asnjë ndikim në kërkesën e tij të dytë për lirim.

Në shkurt të vitit 2011 avokati i zotit Delijorgji bëri një kërkesë të tretë për lirim, këtë herë ajo ishte e suksesshme dhe Z. Delijorgji u lirua dhe u vendos në arrest shtëpie. Z. Delijorgji u dënua në mars 2012 dhe u lirua në mars vitit 2013, koha e kaluar në paraburgim, si në burg dhe nën arrest shtëpi iu zbrit nga dënimi i tij.

Duke u bazuar në nenin 5 § 1 (c), (e drejta për liri dhe siguri) dhe nenit 5 § 4 (e drejta që t’i vendoset ligjshmëria e paraburgimit shpejt nga gjykata) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Z. Delijorgji u ankua se ndalimi i tij “në pritje të gjyqit”, nga mesi i vitit 2010 e tutje nuk kishte qenë në përputhje me ligjin dhe se kërkesa e tij e parë për lirim nuk ishte ekzaminuar mjaft shpejt.

Shkelja e nenit 5 § 1 – sa i përket paraburgimit të Z. Delijorgji-së nga 24 nëntor 2010 në 12 mars 2012.

Shkelja e nenit 5 § 4- kompensimi: 15.600 € (EUR) në lidhje me dëmin jopasuror.

Faksimile e vendimit të Straburgut për Delijorgjin

 

Faksimile e vendimit të Straburgut për Delijorgjin

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura