Georgina Rodriguez merr surpizën më të bukur për ditëlindje nga Cristiano Ronaldo

Jan 28, 2022 | 10:24
SHPËRNDAJE

Georgina Rodriguez, partnerja e Cristiano Ronaldos, ka festuar 28 vjetorin e ditëlindjes në Dubai, ku është surprizuar me një gjest shumë të veçantë nga futbollisti i njohur.Cristiano e ka surprizuar modelen duke e uruar me disa foto dhe video të sajën të cilat janë shfaqur në kullën më të lartë në botë, Bujr Khalifa. Georgina ka mbetur e emocionuar ku ka falenderuar futbollistin për gjestin e bukur dhe personat të cilët ndodhen pranë saj në ditën më të lumtur.

“Kështu ka përfunduar kjo ditë aq emocionuese! Nuk kam fjalë! Shumë faleminderit, shumë faleminderit. Faleminderit që na trajton gjithmonë kaq mirë dhe na bën gjithmonë të ndihemi si në shtëpi. Faleminderit të gjithëve, jeni munduar që kjo ditë të jetë kaq e veçantë dhe faleminerit të gjithëve që ndodhen pranë meje në këtë ditë të lumtur për mua dhe për familjen time, Ju dua me gjithë zemër”– ka shkruajtur modelja krahas fotove te shkrepura gjatë ditëlindjes ku shfaqet me Cristianon dhe fëmijët e tyre.

Kujtomë që ‘Netflix’ i ka kushtuar modeles një serial të vetin të titulluar “Soy Georgina”, i cili është publikuar  për 28 vjetorin e Geoprginës ku ka rrëfyer për jetën e saj si nënë, blogere, biznesmene dhe si parnerja e Cristiano Ronaldos.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura