Genta Ismajli dhe Adelina Tahiri harrojnë “luftën” për Lorik Canën, tani mikesha

Dec 23, 2015 | 12:41
SHPËRNDAJE

Genta dhe Adelina 6522b8e5-00a3-43e1-a643-948822608e97

Ka vite që mes tyre ishte përfolur se ekziston një “luftë e ftohtë”, por që këtë vit paska marrë fund. Dy këngëtaret, Genta Ismajli dhe Adelina Tahiri, janë shfaqur këto ditë si mikesha dhe kanë mbajtur koncerte në diasporë.

Konflikti mes tyre thuhej se ka ndodhur gjatë kohës kur Adelina ka qenë në lidhje me futbollistin e njohur Lorik Cana, ndërsa në anën tjetër, Genta ka qenë ajo që e ka dëshiruar këtë lidhje, e për këtë shkak kjo e fundit flitej se e kishte kërcënuar shpesh kolegen e saj Tahiri. Por që kur është fjala për koncerte dhe financa, ato harrojnë luftën, duke vënë në plan të parë interesin që i lidh në punë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura