Genta Ismajli blen shtëpi luksoze në Prishtinë

May 26, 2015 | 12:18
SHPËRNDAJE


Më në fund ka realizuar ëndrrën e saj që të ketë një shtëpi të bukur dhe të re në Prishtinë, që flitet se i ka kushtuar mijëra euro. E kemi fjalën për këngëtaren tërheqëse Genta Ismajli, e cila sapo është kthyer nga disa javë pushime në Amerikë, vend ku ndodhet familja e saj. Tani ajo është sistemuar duke blerë një shtëpi luksoze në një lagje të mirë të Prishtinës, e për këtë, siç shihet edhe në foto, ka thirrur për ta promovuar disa miq të saj të mirë gazetarë e jo vetëm. Ky fakt, siç duket, Gentën e ka lumturuar shumë, pasi kohën më të madhe ajo gjendet në Prishtinë dhe i është dashur një shtëpi krejt e saja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura