Gent Zenelaj flet për herë të parë për vajzën, i dërgon asaj një mesazh live

Nov 12, 2019 | 17:20
SHPËRNDAJE

Aktori Gent Zenelaj prej 8 javësh është pjesë e jurisë së ‘Dance with me’. Por kjo e ka ‘penalizuar’ në shtëpi. Vajza e tij e vogël 4 vjeçare e kritikon vazhdimisht atë se pse nuk i flet nga ekrani dhe se vjen shumë vonë në shtëpi.

Ai bëri një përshëndetje të veçantë për herë të parë. Genti i dedikoi vajzës së tij disa fjalë nga ekrani:

“Alketa, meqë ishim tek fëmijët, të lutem mund ta shfrytëzoj 3 minuta produksionin tënd, që të bëj një përshëndetje të vogël, sepse ajo më akuzon gjithmonë se nuk i flas nga ekrani dhe gjithmonë më shan se vjen vonë dhe nuk e di ku ishe. Është Aria, vajza ime katër vjeç. Aria, zemra e babit, të dua shumë. Babi është në punë dhe do vijë për pak të të lexojë një përrallë”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura