Gent Cakaj: Do të thellojmë bashkëpunimin me Maltën dhe Hungarinë.

Oct 26, 2019 | 20:18
SHPËRNDAJE

5f021cde-dd53-43b7-a5f3-289f287b06d7Gjatë Konferencës së Mesdheut, të mbajtur në Tiranë,  Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, zhvilloi disa takime dypalëshe me Ministrin e Jashtëm të Hungarisë, Péter Szijjártó dhe Ministrin e Jashtëm të Maltës, Carmelo Abela.

Në facebook, ndërsa ka shpërndarë foto nga takimi, Cakaj shkruan se në takim u diskutua për fuqizimin e marrëdhënieve dypalëshe.

277b60b8-ffeb-4243-8c66-68e1a46d419a

“Me dy homologët diskutuam për fuqizimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe thellimin e bashkëpunimit në organizata ndërkombëtare!”, shprehet Cakaj nëpërmjet një postimi në facebook.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura