Gënjeu për takimin me Putin, ministri holandez jep dorëheqjen

Feb 13, 2018 | 17:56
SHPËRNDAJE

Ministri i jashtëm i Holandës, Halbe Zijlstra, ka dhënë sot dorëheqje, pasi pranoi se ka gënjyer se ai e kishte dëgjuar personalisht Vladimir Putinin, presidenti aktual i Rusisë, duke folur për planet për krijimin e “Rusisë së Madhe” në vitin 2006.

21BE628E-DECF-48DC-AB9D-BBE1643FC15F_cx24_cy0_cw53_w1023_r1_s

Zijlstra tha se kredibiliteti i tij ishte dëmtuar nga kjo çështje dhe se është e pamundshme për ta vazhduar punën e ministrit, shkruan REL.

Në të kaluarën ai pat thënë se kishte marrë pjesë në një takim në vitin 2006, ku Putini ka thënë se ai konsideron se Bjellorusia, Ukraina dhe vendet Baltike, janë pjesë e “Rusisë së Madhe”.

Ministri Zijlstra dje ka pranuar se nuk ishte i pranishëm në mbledhje, por e kishte dëgjuar tregimin nga dikush që ishte në mbledhje.

Ai tha se i konsideron deklaratat e Putinit si shumë të rëndësishe gjeopolitikisht dhe ka folur në mënyrë publike, duke shpjeguar se ka dashur ta mbrojë burimin e tij të informacionit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura