“Gënjeshtër pas gënjeshtre”- PD publikon videon: 1 muaj pas premtimeve, Rama asnjë plan për ekonominë

Jul 15, 2020 | 11:59
SHPËRNDAJE

RAma genjeshtarPartia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Rama se ka një muaj që premton se do të prezantojë planin për ekonominë, ndërkohë që sipas selisë blu ai ka paraqitur vetëm “koncensione korruptive dhe vizatime në 3D”.

Në emër të PD-së, Dorian Teliti, shefi i kabinetit të kryedemokratit, ka publikuar një video ku denoncon premtimet e Kryeministrit për paraqitjen e një plani konkret për zhvillimin ekonomik.

“Gënjeshtër pas gënjeshtre, mashtrim pas mashtrimi, 1 muaj pas premtimeve te bujshme, RAMAVIRUSI nuk ka prezantuar asnjë plan për ekonominë.

Vetëm koncesione korruptive dhe vizatime në 3D”, Teliti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura