Genci: Aty brenda vetëm duhet të gënjesh, mendoj se Xhensila fiton “BB8”

Apr 12, 2015 | 11:24
SHPËRNDAJE


Do të bëhet aktor dhe ka shumë besim në vetvete, por nuk do ta riniste kurrë një eksperiencë të tillë si “Big Brother”. Kështu rrëfen djali, i cili përjetoi i mbyllur në një shtëpi të madhe me personazhe të ndryshme vetëm 4 javë, e më pas publiku e nxori nga loja. Modeli tropajan, Genc Danaj, tregon për “Panorama Plus” këtë përvojë dhe përballjen me realitetin më pas.
Kur dole nga “BB”, kë takove në fillim dhe çfarë të tha?
– Kur dola nga “Big Brother”, kam takuar pjesëtarët e familjes sime, ku më kanë përgëzuar për çdo gjë që kam bërë aty brenda.
Pse mendon se loja jote përfundoi aq shpejt?
– Mendoj se loja ime përfundoi aq shpejt, sepse them që isha njeriu më i drejtë. Kjo mund të më ketë penalizuar, sepse aty brenda vetëm duhet të gënjesh.
Ti aty e ndieje veten si më i vogli dhe mendove se nuk mund të merrje përsipër përballjet në debat?
– Jo, nuk kam menduar që jam më i vogli për debate, por unë nuk kam bërë debate, sepse debatet që janë bërë në “Big Brother” kanë qenë shumë fëmijërore dhe nuk më takonte që të futesha në atë pjesë.

E ndjek tani “BB8”, kush të mungon më shumë?
– Për fat të mirë, kam bërë shumë fansa dhe jam marrë shumë me ta. Nuk më ka dalë shumë koha që të shikoj “BB”. I kam ndjekur pjesërisht.
Ti më parë ke pasur njohje me Kikën, duke qenë se ai bën organizime, të ka ftuar në Kosovë?
– Nuk kam pasur njohje me Kikën, thjesht më parë se të futesha në “Big Brother” në një seminar mode ka rastisur që të ishte edhe ai, por jo që e njihja. Pra, nuk kam pasur asnjë kontakt me Kikën.
Kush mendon se po bën lojën më të mirë aty, po më të keqe?
– Xhensila mendoj se është banori më i drejtë dhe më i sinqertë. Loja që po bën me Fatjonin, mendoj se mund ta pezullojë pak, më mirë të bëjë lojën e vet. Mendoj që Marina mund të jetë duke bërë lojën më kot.
Pas daljes sate the se nuk hyre për para, po për çfarë e nise këtë aventure?
– Këtë gjë e kam shprehur gjithmonë, gjëja që më ka shtyrë që të bëj këtë aventurë, është që të hap hyert e ëndrrës sime. Do të bëhem aktor, kam shumë besim në vete.
Po postimi i fotos ku je i ulur me kokë në para, çfarë domethënie ka?
– Postimi i fotos i ulur mbi para është bërë, që të sqaroj se nuk hyra brenda për para. Dhe jo çdo gjë duhet ta bëjmë për para, disa gjëra bëhen edhe për qejf.
Do ta rinisje edhe një herë këtë reality show?
– Jo, jam shumë mirë në horizontin tim. Jam një shqiponjë që nuk rri dot në kafaz, dua të kem horizont.
Sipas Gencit, kush duhet ta fitojë këtë “BB8”?
–    Mendoj se Xhensila mund të jetë fituesja e “Big Brother 8”.

MAKSIM GJOKAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura